Kursi i këmbimit/ Euroja në vlerë të qëndrueshme me lekun, forcohet dollari

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten euroja ruajti vlerën të pandryshuar me lekun, ndërsa dollari amerikan u forcua me 0.,14 lekë, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 101.51 lekë ose 0,14 lekë më shumë.
Euroja këmbehet me 123.38 në të njëjtën vlerë sa një ditë më parë.
Ndërsa paundi britanik dhe franga zvicerane u forcuan në raport me lekun, përkatësisht me 0,02 lekë dhe 0,18 lekë.
Monedha britanike këmbehet sot me 138,64 lekë dhe franga zvicerane me 114.31 lekë. /j.p/r.e/
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 101.51 +0.14
Euro EUR 123.38 0.00
Poundi Britanik GBP 138.64 +0.02
Franga Zvicerane CHF 114.31 +0.18
Jeni Japonez (100) JPY 97.64 +0.10
Dollari Australian AUD 78.83 +0.30
Dollari Kanadez CAD 80.12 +0.51
Korona Suedeze SEK 12.22 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 11.99 +0.01
Korona Daneze DKK 16.60 0.00
SDR SDR 146.40 +0.33
Ari(OZ 1) XAU 186656.23 -1,324.30
Argjend(OZ 1) XAG 2553.99 -23.85
Juani Kinez (onshore) CNY 15.71 +0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 15.72 +0.03
Lira Turke TRY 13.76 +0.14
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.