ITALI – Renzi: Conte duhet ta ribëjë qeverinë nga e para

ROMË, 14 janar /ATSH-ANSA/ – Kryeministri Giuseppe Conte duhet të japë dorëheqjen dhe të ribëjë një qeveri nga e para, deklaroi lideri i partisë ”Italia Viva” (IV), Matteo Renzi sipas analizës botuar sot nga gazeta spanjolle ”El Pais” mbi krizën e qeverisë.

“Ky ka qenë gjithmonë opsioni e preferuar nga Renzi, veçanërisht sepse do ta lejonte atë rimarrë pushtetin dhe të vendosë në momentin e fundit nëse do të mbështesë ose jo Conten”, sipas gazetës.

“Italia po hyn në kaos politik në pandemi të plotë pa e ditur askush se si do të përfundojë beteja”, theksoi Renzi.

Gazeta tjetër spanjolle ”Abc”, pasi nënvizon se partia IV rezulton me më pak se 3% në sondazhe, thotë se Renzi akuzon Conten për mosveprim të qeverisë dhe mungesë të një programi të qartë qeverisës.

“Qeveria italiane është në krizë pasi dy ministra dhe një nënsekretar u larguan nga koalicioni”, shkruan ”Financial Times”.

”Dorëheqjet erdhën pasi Matteo Renzi, ish-kryeministër dhe drejtues i një partie të vogël, ”Italia Viva”, tërhoqi mbështetjen e tij për koalicionin e kryeministrit Giuseppe Conte”, thekson FT./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.