Google pezullon reklamat politike përpara betimit të Biden

KALIFORNI, 14 janar /ATSH-ANSA/ – Kompania Google ka pezulluar të gjitha reklamat politike midis 14 dhe 21 janarit, përpara ceremonisë së betimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Dhe nga kompania YouTube vjen një ndalesë në kanalin Donald Trump për një javë, për postimin e një video që nxit dhunë.

Presidenti nuk do të jetë në gjendje të ngarkojë përmbajtje të re për “minimumin e një javë”.

“Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, ne kemi hequr përmbajtjen e re të ngarkuar në kanalin YouTube të Donald Trump dhe i kemi dhënë kanalit një paralajmërim për shkeljen e politikave tona në lidhje me nxitjen e dhunës”, shtuan administratorët e kompanisë.

Si rezultat, në përputhje me sistemin tonë paralajmërues për një kohë të gjatë, “kanali tani nuk do të jetë në gjendje të ngarkojë video të reja ose transmetime të drejtpërdrejta për të paktën 7 ditë, potencialisht të zgjerueshme”./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.