FUTBOLL – Miodrag Raduloviç, trajneri i ri i përfaqësueses së Malit të Zi

PODGORICE, 14 janar /ATSH-AA/ – Mali i Zi u bë zyrtarisht me trajner të ri të përfaqësuese së futbollit.
Traineri i ri, Miodrag Raduloviç, deklaroi se emërimi në këtë pozitë është kurora e punës së tij deri më tani dhe njohja me të cilën do të jetë krenar për pjesën tjetër të jetës së tij.

Raduloviç si selektor i përfaqësueses së Malit të Zi erdhi në vend të Faruk Haxhibegiç, të cilit i skadoi kontrata më 31 dhjetor të vitit të kaluar

Ai është përzgjedhësi i gjashtë i Malit të Zi, pas Zoran Filipoviç, Zlatko Kranjçar, Branko Brnoviç, Lubisha Tumbakoviç dhe Farku Haxhibegiç.

Gjatë adresimit të tij të parë para mediave, ai tha se ”përsëri është kthyer në shtëpinë e tij”. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.