FUTBOLL – Manchester City siguron fitoren e katërt radhazi

LONDËR, 14 janar /ATSH-AA/ – Skuadra e Manchester City shënoi fitore duke mposhtur Brighton 1:0 falë një goli në pjesën e parë nga Phil Foden në stadiumin ”Etihad”.

Më këtë triumf, ekipi vendas siguroi fitoren e katërt radhazi në Premier Ligë.

Manchester City është në vendin e katërt me 32 pikë, ndërsa Brighton rrëshqiti në vendin e 17 me 14 pikë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.