Fitimet e bankave/ BSH: Pezullohet shpërndarja deri në fund të vitit 2021

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Banka e Shqipërisë ka zgjatur periudhën e pezullimit të shpërndarjes së fitimeve të bankave deri në fund të vitit 2021.

Sipas vendimit të miratuar së fundi nga Këshilli Mbikqyrës i BSH-së, “pezullohet shpërndarja nga ana e bankave të fitimit të vitit 2020 dhe të fitimit që do të realizohet gjatë vitit 2021, deri më datë 31 dhjetor 2021”.

Afati i mëparshëm ishte 31 dhjetori 2020.

Kjo masë synon të forcojë siigurinë  për bankat, në rritjen e aftësisë së tyre për të përthithur humbjet e mundshme dhe për të mbështetur kredidhënien për individë dhe biznese gjatë kësaj periudhe.

Ky vendim pason paketën e masave që ndërmori Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2020, në kushtet e situatës që krijoi pandemia COVID-19, që lidheshin me administrimin e rrezikut të kredisë, ristrukturimin e provigjionimin e kredisë. e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.