COVID-19 – Sllovenia zgjat kufizimet

LJUBLJANË, 14 janar /ATSH-STA/ – Shumica dërrmuese e kufizimeve ekzistuese të COVID-19 do të zgjatet me 60 ditë, nga 17 janari, vendosi sot qeveria sllovene pas rishikimit të saj javor të masave.

Në krahasim me kufizimet ekzistuese, ka shumë pak ndryshime, shumica e tyre kanë të bëjnë me kalimin e kufijve.

Më e rëndësishmja, që nga 16 janari hyn në fuqi heqja e kërkesës për karantinë për pronarët e tokave në të dy anët e kufirit, të cilët kalojnë kufirin për t’u kujdesur për pronat e tyre.

Pasagjerët që kalojnë në Slloveni duhet të paraqesin një test negativ COVID-19, nëse nuk bien në një prej përjashtimeve dhe me vlefshmëri të rezultatit të testeve të shpejta të antigjenit deri në 24 orë.

Rezultatet e testeve PCR mund të jenë ende deri në 48 orë të vjetra.

Lista e kuqe e vendeve nga të cilat udhëtarët duhet të bëjnë karantinë është zgjeruar me shtimin e Irlandës, e cila ka regjistruar një rritje të rasteve të reja në ditët e fundit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.