COVID-19 – OBSH: Ndihmoni në sigurimin e qasjes së drejtë ndaj vaksinave

ROMË, 14 janar /ATSH-ANSA/ – Europa duhet të tregojë më shumë solidaritet në lidhje me vaksinat, në një kohë kur 95% e dozave janë përdorur vetëm në 10 vende, sipas një ankese të drejtuar nga drejtoria rajonale e OBSH-së.

“Është e nevojshme që të gjitha vendet, që mund të kontribuojnë në qasjen e barabartë ndaj vaksinave, ta bëjnë një gjë të tillë”, tha kreu i OBSH-së për Europën, Hans Kluge, duke theksuar përpjekjet e mëdha të bëra nga organizata për të siguruar që çdo vend të mund të marrë vaksina.

Kluge nuk i përmendi 10 vendet, por sipas faqes në internet “Our World in Data”, ato janë SHBA, Kina, Britania e Madhe, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Rusia, Gjermania, Spanja dhe Kanadaja./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.