COVID-19 – Franca drejt një zgjatjeje të shtetrrethimit

PARIS, 14 janar /ATSH-AFP/ – Qeveria franceze do të shprehet për një ashpërsim të mundshëm të masave kundër COVID-19 që që duhet të përfshijë zgjerimin ose edhe përgjithësimin e shtetrrethimit, tashmë në fuqi në një të katërtën e departamenteve.

Kryeministri, Jean Castex do të mbajë një konferencë shtypi në orën 18:00 ku do të detajojë njoftimet.

Zgjatja e shtetrrethimit duket e fituar, mbetet të përcaktohet shtrirja e tij.

Një rikufizm duket për momentin i përjashtuar, edhe nëse ekzekutivi është i shqetësuar për qarkullimin e varianteve të reja të virusit, në veçanti “VOC 202012/01” që shkaktoi një shpërthim epidemie në Britaninë e Madhe.

Disa vende europiane si Portugalia apo Anglia kanë zgjedhur tashmë mundësinë e rikufizimit.

Rreth 20 000 raste të reja me COVID-19 janë numëruar çdo ditë në Francë, më shumë se 23 000 ditën e djeshme.

Presioni në spitale sa vjen dhe rritet./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.