Bashkia e Tiranës ndërhyn në rrjetin e kanalizimeve në rrugën “Hysen Çino”

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Punonjësit e bashkisë së Tiranës po ndërhyjnë për të rikonstruktuar rrjetin e kanalizimeve në rrugën “Hysen Çino”.

Specialistët e Ujësjellës Kanalizimeve informojnë se investimi i ri në rrjetin e ujësjellësit në këtë rrugë i jep zgjidhje problemeve të furnizimit me ujë për banorët e kësaj lagjeje që sillte rrjeti i amortizuar.

Po ashtu, punonjësit e bashkisë thonë se përmes kësaj ndërhyrje do të rritet cilësia e furnizimit të objekteve të lidhura me rrjetin e ri.

Projekti do t’i shërbejë të gjithë komunitetit, duke i dhënë zgjidhje përfundimtare problematikave të shkarkimit të ujërave të ndotura në këtë zonë të kryeqytetit.

“Nisi sot investimi i rrjetit të ri të kanalizimeve në rrugën “Hysen Çino”. Projekti do t’i shërbejë të gjithë komunitetit, duke i dhënë zgjidhje përfundimtare problematikave të shkarkimit të ujërave të ndotura në këtë zonë të kryeqytetit. Punojmë me ritme të shpejta për të përfunduar në kohë çdo punë, për të siguruar qëndrueshmëri dhe cilësi në çdo ndërhyrje që kryejmë”, njofton bashkia e Tiranës. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.