Basha: Sot korruptimi i politikës fillon që në opozitë, Topalli: Si ka mundësi që në kohë tërmeti i shtohen 2 vila?

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video ku kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një fjalim shprehet se, “sot korruptimi i politikës fillon që në opozitë, para se ata të vijnë në pushtet”.

Si për të mbështetur këtë deklaratë të Bashës është deklarata e ish-nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli e cila ka ngritur pyetjen në lidhje me kreun aktual të kësaj partie se, “si ka mundësi që në kohë tërmeti i shtohen 2 vila?”.

Deklaratat e Bashës në të njëjtin fjalim vijojnë me fjalët se “oligarkia dhe politika lidhen tek partitë politike, para se ato të vijnë në pushtet”.

“E pra, çudi”, shprehet Rama në tekstin që shoqëron videon. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.