Basha: Papunësia është shtuar, Shqipëria në varfëri të plotë

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot se, “ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit”.

Basha theksoi se, Rama e ministrat e tij shumëfishojnë pasurinë, ndërsa Shqipëria në varfëri të plotë.

Teksa publikoi një grafik që sipas tij, tregon kontrastin mes rënies së ekonomisë dhe rritjes së pasurisë së ministrave të Ramës, Basha u shpreh se, “ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet”.

“Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme”, nënvizoi Basha.

“Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij”, theksoi Basha. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.