ATHINË – Dendias dhe Osmani diskutojnë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor

ATHINË, 14 janar /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, u takua me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një vizitë në Athinë.

”Diskutimet e tyre u përqëndruan në çështje bilaterale, duke adresuar efektet e pandemisë dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, sipas një postimi të Ministrisë së Jashtme greke në Twitter.

Pas takimit të tyre, të dy ministrat e Jashtëm do të nënshkruajnë tre memorandume bashkëpunimi.

Ato mbulojnë fushat e arsimit diplomatik, mbrojtjes civile, si dhe një tjetër midis ”Enterprise Greece” dhe organizatës përkatëse të Maqedonisë së Veriut, ”Invest North Macedonia”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.