Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 16 fluturime të konfirmuara për të premten

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka konfirmuar 16 fluturime për datën 15 janar 2021.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron se pasagjerët duhet  të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.

“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse”, thuhet në njoftim.
⠀⠀
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë:⠀
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Lufthansa – Tirna – Frankfurt dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Albawings – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim
Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim
/k.s//a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.