36 autoambulancat e reja/ Urgjenca Kombëtare, 363 misione në 24 orët e fundit

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Ekipet e Urgjencës Kombëtare kanë kryer 363 misione në 24 orët e fundit me profesionalizëm e përkushtim.
Kështu u shpreh sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila tha se “36 autoambulancat e reja të flotës antiCovid që kanë plotësuar flotën e Urgjencës Kombëtare, e kanë shndërruar shërbimin e urgjencës në territor, në një shërbim dinjitoz, me standarde bashkëkohore”.
36 autoambulancat e reja, të pajisura me të gjithë pajisjet e ndihnës së shpejtë, investim i qeverisë shqiptare po plotësojnë flotën anticovid në të gjithë territorin. Këto autoambulanca i dedikohen menaxhimit të pandemisë dhe ofrojnë shërbim cilësor për pacientët./k.s/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.