UASHINGTON – Pelosi: Trump duhet të largohet

UASHINGTON, 13 janar /ATSH-DPA/ – Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, tha se presidenti në largim, Donald Trump, duhet të largohet, ndërsa Dhoma po debaton nëse do ta heqë atë për rolin e tij në rrethimin ie Capitol Hill javën e kaluar, që u shoqërua me viktima.

“Ai është një rrezik i qartë dhe i pranishëm për kombin që të gjithë e duam”, tha ajo, duke shtuar se fjalët e Trump dërguan terroristët në Kongres.

Komentet e saj erdhën ndërsa ligjvënësit po debatojnë për akuzën kundër Trump, në të njëjtën dhomë që u evakuua një javë më parë ndërsa mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.