TIRANË, 13 janar/ATSH/ Situata nga përmbytjet në Lezhë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut po shkon drejt përmirësimit.
Në një prononcim për ATSH-në, kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se “sipërfaqja e tokave nën ujë po reduktohet ndjeshëm, si pasojë e punës në terren dhe përmirësimit të kushteve të motit”.
Sipas tij, “ndërhyrjet po vazhdojnë në të gjithë territorin e Lezhës për të normalizuar lëvizjen e qytetarëve”.
“Stafi i Emergjencave Civile dhe Shërbimeve Publike të Bashkisë Lezhë kanë vënë në dispozicion që nga fillimi të gjitha mjetet e rënda dhe vazhdojnë intensivisht ditë-natë punën, për të normalizuar levizjen e qytetareve dhe për të minimizuar rreziqet në të gjitha njësitë administrative”, tha ai. /m.m/j.p/r.e/