SHBA – Deficit buxhetor rekord nga tetori në dhjetor

UASHINTON, 13 janar /ATSH-AFP/ – Rritja e shpenzimeve publike të lidhura me krizën e COVID-19, përfshirë përfitimet e paguara për të papunët, e çuan deficitin buxhetor të SHBA-së në një nivel rekord midis tetorit dhe dhjetorit, sipas të dhënave të lëshuara sot nga Thesari.

“Gjatë kësaj periudhe, e cila korrespondon me tremujorin e parë të vitit fiskal 2021, financat publike kanë rënë qartë”, tha institucioni.

Sipas Thesarit, deficiti u rrit me 61%,  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, për të arritur në 573 miliardë dollarë, një shumë që nuk është parë kurrë në një tremujor.

Të ardhurat kanë mbetur kryesisht të njëjta, me 803 miliardë dollarë, por shpenzimet u rritën me 18 % në gati 1,4 miliardë, sërish një nivel rekord./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.