TIRANË, 13 janar/ATSH/ Prurjet natyrale të ujit në kaskadën e lumit Drin kanë rënë ndjeshëm me 490 m3/s, gjatë 12 orëve të fundit mbrëmjen e së mërkurës.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) publikoi informacionin e përditësuar, mbi situatën në kaskadën e lumit Drin, në kushtet kur vendi u përfshi nga moti me reshje intensive të shiut gjatë ditëve të fundit dhe prurjet e ujit u rritën ndjeshëm në këtë kaskadë.
Sipas KESH-it, prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 1180 m3/s, nga 1670 m3/s që ishte mëngjesin e sotëm, ndërsa shkarkimet janë, konkretisht 455 m3/s nga prodhimi i energjisë dhe 700 m3/s nga shkarkimi i portës në HEC Vau i Dejës.
Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve aktualisht paraqitet: Fierza 289.89, Komani 172.15 m, Vau i Dejës 74.17 m.
“Prodhimi vijon të jetë me kapacitet të plotë në të tre HEC-et e kaskadës, duke përmbushur totalisht kërkesën e OSHEE për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas”, bën të ditur KESH. e.xh/a.a/r.e/