Përplasjet mes galaktikave bllokojnë lindjen e yjeve

BOLONJË, 13 janar /ATSH-ANSA/ – Përplasjet midis galaktikave mund ta bëjnë universin më të varfër duke bllokuar lindjen e yjeve të rinj: vetë galaktikat, në fakt, pas ndikimit, nuk janë në gjendje të zhvillohen.

Kjo tregohet nga vëzhgimi i përplasjes kozmike midis dy galaktikave primitive, e cila ndodhi rreth nëntë miliardë vjet më parë, bërë nga radioteleskopi Alma (Atacama Large Millimeter / Submillimeter Array) i Observatorit të Europës Jugore (ESO).

Rezultatet e këtij studimi u botuan në revistën ”Nature Astronomy” nga grupi i koordinuar nga Annagrazia Puglisi, e Universitetit britanik të Durham.

Midis autorëve gjithashtu studiues nga Instituti Kombëtar i Astrofizikës (Inaf) dhe Universitetet e Padovës dhe Bolonjës.

Astronomët kanë vëzhguar galaktikën ID2299 që nxjerr gati gjysmën e gazit që i nevojitet për formimin e yjeve, i cili kështu ndalet për disa qindra miliona vjet, duke kompromentuar në mënyrë efektive zhvillimin e galaktikës.

Studiuesit besojnë se kjo ngjarje u shkaktua nga përplasja me një galaktikë tjetër. Sipas ekspertëve, galaktika ID2299 po humbet me shpejtësi materialin për të krijuar yje të rinj./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.