Parashikimi i motit, e mërkurë 13 janar 20201

TIRANE, 13 janar /ATSH/ Moti sot për vendin tonë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë intervalet e kthjellimeve të cilat do të jenë kryesisht në pjesën perëndimore të vendit dhe përgjatë orëve të mesditës.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht dhe në kohë afatshkurtër deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Duke nisur nga orët e pasdites në relievet malore në lindje të territorit do të ketë reshje të dendura dëbore. Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet e dëborës prekin edhe lartësitë kodrinore të vendit deri në lartësitë 500-600 metër. Mjegull e dendur gati gjatë gjithë ditës në lugina. Ngrica në pjesën veriore dhe verilinore të vendit që prej orëve të mëngjest e gradualisht ngricat deri në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 2 dhe 4.                

 Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/10 re shi diell
Kukës -1/6 re shi borë
Lezhë 4/11 re shi diell
Dibër -2/4 re shi borë
Durrës 7/13 re shi diell
Tiranë 6/13 re shi diell
Elbasan 4/12 re shi diell
Berat 4/11 re shi diell
Vlorë 5/10 re shi diell
Korçë 1/7 re shi borë
Gjirokastër 4/9 re shi diell
Sarandë 5/11 re shi diell

 

/e.m/

                                     

                                            

                 

           

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.