PRISHTINE, 13 janar /ATSH/ Në Kosovë po vazhdon mosrespektimi i masave të vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit korona.
Vetëm gjatë 24 orëve policia ka vendosur 592 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.
Ndërkohë që në Kosovë numri i të inefktuarve që nga 13 marsi ka shkuar në 54.261 raste nga 200.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.387 raste të vdekjes./KosovaPress/