TIRANË, 13 janar/ATSH/ Bashkia e Tiranës po investon në terrene të reja sportive në çdo zonë të kryeqytetit për të inkurajuar fëmijët dhe të rinjtë drejt aktivitetit fizik.
Sipas bashkisë së Tiranës, krijimi i hapësirave të tilla nxit dhe stimulon të rinjtë drejt një jete aktive dhe të shëndetshme.
Fushat e reja të volejbollit, basketbollit dhe minifutbollit në Laprakë, te “21 Dhjetori”, Komuna e Parisit, ish-Fusha e Aviacionit dhe Shkolla e Bashkuar janë në përfundim.
“Terrene të reja sportive në çdo zonë të kryeqytetit për të inkurajuar fëmijët dhe të rinjtë drejt aktivitetit fizik, që ata të argëtohen, socializohen dhe më e rëndësishmja, të kenë një jetë aktive e të shëndetshme! Fushat e reja të volejbollit, basketbollit dhe minifutbollit në Laprakë, te “21 Dhjetori”, Komuna e Parisit, ish-Fusha e Aviacionit dhe Shkolla e Bashkuar thuajse kanë përfunduar dhe për pak ditë presim të nisin ndeshjet e para”, njofton bashkia e Tiranës.
z.tosku/a.a/r.e/