Dita e tretë e vaksinimit antiCOVID/ Vijon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve të vijës së parë

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se vaksinimi anticovid po vijon edhe sot, në ditën e tretë të injektimit të dozave tek mjekët dhe infermierët e spitaleve COVID.

“Dita III e vaksinimit antiCOVID. Vijon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve të vijës së parë të betejës me COVID-19 të spitalit Infektiv në Air Albania Stadium”, njoftoi Manastirliu, duke sjellë pamje nga fushata kombëtare.

Të gjithë mjekët dhe infermierët që kanë bërë vaksinën antiCOVID këto dy ditë, nuk kanë pasur asnjë shqetësim shëndetësor. Aktualisht, ekzistojn kushtet frigoriferike për të ruajtur  vaksinat në temperaturën e duhur, por po punohet për zgjerimin e kapaciteteve.

Ekspertët e Shëndetësisë e kanë cilësuar nisjen e procesit të vaksinimit tejet pozitiv, për mbrojtjen e popullatës dhe uljen e vdekshmërisë.

z.tosku/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.