TIRANË, 13 janar /ATSH/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka inkurajuar personalisht kryeministrin Edi Rama për përpjekjet e tij për të mbledhur në një tryezë të përbashkët dialogu krerët shtetërorë të Turqisë dhe Greqisë, sipas gazetës gjermane ”BILD”.
”Kancelarja Merkel e inkurajoi personalisht atë! Edi Rama, 56 vjeç, kryeministri i Shqipërisë, po përpiqet të mbledhë rreth një tryeze të përbashkët dialogu krerët që grinden të Turqisë dhe Greqisë. Arsyeja: Ka të bëjë me mosmarrëveshjet për ishujt në detin Egje, që kohët e fundit janë përshkallëzuar”, shkruan ”BILD”.
”Rama është ndërtues i urave të bashkëpunimit”, thekson gazeta.
”BILD” e ka publikuar këtë lajm në rubrikën “Fitues dhe humbës”, ku kryeministrin Edi Rama e cilëson fitues./ a.jor.