SHBA – Amendamenti 14 i mjaftueshëm për të ndalur Trump

UASHINGTON, 12 janar /ATSH-DPA/ – Për të ndalur Donald Trump, zyrat publike nuk kanë nevojë për fajësim, mjafton thjesht dhe shpejt zbatimi i seksionit të tretë të Amendamentit 14 të kushtetutës.

Ky sugjerim u tha në ”Washington Post” nga dy juristë autoritarë amerikanë, Bruce Ackerman dhe Samuel R. Rosen, profesorët e drejtësisë në Shkollën e Drejtësisë në Yale dhe përkatësisht të universitetit në Indiana.

Seksioni i tretë i Amendamentit 14 parashikon ndër të tjera se asnjë person që ka bërë një betim si zyrtar ekzekutiv mund të ketë ndonjë detyrë civile ose ushtarak nëse vërtetohet se ishte përfshirë “në një kryengritje ose rebelim kundër kushtetutës.

Sipas dy ekspertëve, do të mjaftonte një shumicë e thjeshtë e votave në dhomat, në vend të dy të tretave të parashikuara në Senat për dënimin në procesin e fajësimit.

Sipas ndryshimit të Amendamentit 14, Trump mund të riaplikojë për Shtëpinë e Bardhë vetëm nëse mundet të bindë Kongresin e ardhshëm për pafajësinë e tij./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.