Rrugët e qendrës historike të Vlorës/ Dallimi mes të sotmes e të djeshmes kur bie shi

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama solli sot pamje nga zona historike e Vlorës, dikur e përmbytur nga reshjet e shiut, ndërsa sot në një gjendje krejt tjetër.
“Është koha për ta freskuar pak kujtesën”, tha Kryeministri, duke ndarë videon ku duket qartë ndryshimi që kanë sjellë investimet në zonën historike të Vlorës.
Kryeministri garantoi se “më e keqja ka ikur ka kohë pas krahëve tona dhe më të mirën e kemi të gjithën përpara”.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga e njëjta rrugë në zonën historike të Vlorës, marrë nga i njëjti kënd pas të njëjtave reshje shiu, duke u thënë të gjithë atyre që përqeshnin këto ditë “përmbytjen” e Vlorës (apo në përgjithësi atyre që s’e bëjnë dot dallimin mes të sotmes e të djeshmes kur bie shi), se është koha për ta freskuar pak kujtesën, si edhe duke i garantuar të gjithë se edhe në këtë drejtim, më e keqja ka ikur ka kohë pas krahëve tona dhe më të mirën e kemi të gjithën përpara (e do ta arrimë me edhe më shumë punë akoma), ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama. /m.m/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.