TIRANË, 12 janar/ATSH/ Reshje të shumta shiu dhe dëbore kanë përfshirë vendin përgjatë 10 ditëve të fundit, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se në të gjitha akset rrugore kombëtar qarkullimi i mjeteve kryhet pa problem.
“Në aksin Kukës-Pukë është bërë pastrimi i plotë dhe rruga është e kalueshme dhe pa zinxhirë. Vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë në aksin Kuben-Vasije, Kukës-Krum, Peshkopi-Qafë-Drajë, Berat-Çorovodë”, bën të ditur ARRSH.
Sipas ARRSH-së, ekspertët e ARRSH-së dhe kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në gadishmëri për çdo situatë. /j.p/r.e/