TIRANË, 12 janar /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ka shkarkuar nga detyra, kryetaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Albina Spaha.
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Albina Spaha, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në vendimin e KPA.
“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Albina Spaha”, njoftoi KPA. /a.a/r.e/