FUTBOLL – Dybala jashtë fushe për disa javë

TORINO, 12 janar /ATSH-AA/ – Sulmuesi i skuadrës italiane të futbollit Juventus, Paulo Dybala, do të jetë jashtë fushe “për disa javë” për shkak të një dëmtimi në gju, njoftoi klubi juventin.

Dybala u lëndua gjatë ndeshjes kundër Sassuolo-s të dielën, të cilën Juventus e fitoi me rezultatin 3-1.

Sipas mediave italiane, lojtari argjentinas pritet të mungojë në ndeshjen e Coppa Italia-s (Kupa e Italisë) kundër Genoa-s, një ndeshje kampionati kundër Inter Milan-it dhe Supercoppa Italiana (Super Kupa Italiane) kundër Napolit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.