FOTO/ Lagjja e re në qendër të Kurbinit ku do akomodohen 524 familje, po hedh shtat dita-ditës

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Në Kurbin vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e lagjes së re, ku do të akomodohen 524 familje dhe do të ketë qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë të standardeve europiane.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, tha sot se me të njëjtin ritëm vijon puna edhe në kantierin e dytë të infrastrukturës publike, ku do të strehohen edhe 200 familje të tjera.

“Lagjja e re ne qendër të Kurbinit, po hedh shtat dita-ditës, me pallatet ku do të akomodohen 524 familje dhe do të ndërtohen 27 njësi shërbimi, 370 parkime nëntokësore dhe një qendër tregtare. Me të njëjtin ritëm vijon puna edhe në kantierin e dytë të infrastrukturës publike, ku do të strehohen edhe 200 familje të tjera”, – tha Ahmetaj.

/k.s//a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.