FOTO/ Korçë, pastrohet nga dëbora rruga rurale Vithkuq-Panarit

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Aksi rrugor rural Vithkuq-Panarit, në Korçë tashmë është  pastruar nga dëbora dhe lëvizja e mjeteve kryhet normalisht duke mos përdorur zinxhirët.

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Bashkia Korçë, pas një pune intensive ka pastruar  rrugën Vithkuq-Panarit e bllokuar si pasojë e rreshjeve të dendura të borës në këtë zonë.

Bashkia Korçë bën të ditur se, është në gatishmëri me strukturat e saj dhe po monitoron në mënyrë të vazhdueshme situatën e rrugëve rurale, që në kushtet e motit me reshje dëbore, të jenë të hapura dhe të kalueshme për automjetet. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.