Defekt në linjën 220kV Elbasan – Fier, OST po punon për rikthimin e energjisë

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Operatori i Sistemit të Transmetimit bëri të ditur sot se pasditen e sotme u ndërpre energjia elektrike në disa zona, për shkak të avarisë në Linjën 220kV Elbasan – Fier të OST-së.

Sipas OST, u ndërpre energjia në N/stacionet Golem, Kavajë, Plasmas, Rrogozhinë, Divjakë, Ballaj, Mertish, Karavasta, Lushnjë, Hysgjokaj, Pojan, Hoxhare, Povelce, Kafaraj, Fieri 1, Fieri 2, Patos dhe Matkë.

Nga ana e OST-së po bëhet rikthimi gradual i furnizimit, të N/stacioneve të OSSH-së, duke zbatuar planin e rivendosjes, duke furnizuar fillimisht objektet e rëndësisë së veçantë, si spitale, ujësjellësa, institucione etj./k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.