BRUKSEL, 12 janar /ATSH-DPA/ – Prodhuesi AstraZeneca i ka kërkuar Bashkimit Europian të autorizojë vaksinën e tij antiCovid-19, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
EMA po ashtu tha se rezultati i mundshëm mund të jetë fundi i janarit, ”në varësi të progresit të të dhënave dhe vlerësimit”.
Bashkimi Europian (BE) më 21 dhjetor autorizoi përdorimin e vaksinave COVID-19 nga kompanitë BioNTech/Pfizer, ndërsa të mërkurën nga kompania Moderna. /os/