Policia e Burgjeve me uniforma të reja pas një dekade/ Gjonaj: Trajtimi me dinjitet, prioritet

TIRANË, 11 janar/ATSH-A. Fortuzi/ 3559 punonjës të Policisë së Burgjeve janë pajisur me uniforma të reja, si pjesë e rëndësishme e kryerjes së detyrës me dinjitet.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke sjellë foto nga uniformat e reja të Policisë së Burgjeve, nënvizon se pas një dekade, është arritur më në fund të punonjësit e Policisë së Burgjeve të pajisjen me uniformë të re.

“Për herë të parë gjatë këtij mandati dhe pas një dekade, arritëm të pajisim me uniformë 3559 punonjës policie me qëllim, trajtimin me dinjitet të tyre”, thekson Gjonaj.

“Në kuadër të reformës në sistemin penitenciar, vijojmë angazhimin tonë prioritet me qëllim përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe administrimit në Sistemit e Burgjeve për të garantuar rritjen e elementeve të sigurisë dhe përmirësimin e jetës dhe infrastrukturës së personave me liri të kufizuar”, shprehet Gjonaj. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.