Mjekja Çomo, e emocionuar pas vaksinimit antiCovid: Ulje të rasteve dhe mbrojtje për personelin shëndetësor

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Shefja e Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Najada Çomo ishte mjekja e parë që mori vaksinën anticovid dhe u shpreh e entuziazmuar për nisjen e fushatës së vaksinimit në vendin tonë.

“Jam shumë e kënaqur që bëra vaksinën sot në ditën e parë. Që nga 1 janari 2021 filluam me një lajm të mirë që vaksina do të mbërrinte në Shqipëri. Sot u bë realitet dhe hyj në njerëzit që jam realisht e entuziazmuar për hyrjen e vaksinës në Shqipëri, që do të çojë në uljen e numrit të rasteve dhe padiskutim në mbrojtjen më të madhe të personelit shëndetësor që punon në spitalet Covid 1, 2, 3 dhe 4”, u shpreh Çomo.

Duke mos e fshehur emocionin, ajo u tha gazetarëve se ndjehej shumë e gëzuar. “Dallohem që jam shumë e kënaqur”, u shpreh Çomo. z.tosku/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.