Koordinimi i masave nga moti i përkeqësuar/ Denaj, takim me prefektin e Elbasanit

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhvilloi një  takim pune me prefektin e Elbasanit Klevis Xhoxhi, me të cilin diskutoi mbi masat e marra për përballimin e situatës të krijuar, nga moti me reshje të dendura shiu, që ka përfshirë ditët e fundit vendin tonë.
“Një takim i frytshëm. Diskutuam rreth masave, që po merren në lidhje me përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e shiut, që kanë mbizotëruar gjatë këtyre ditëve”, theksoi Denaj.
Ministrja shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në koordinimin dhe zgjidhjen e problematikave të mundshme, që mund të evidentohen gjatë kësaj periudhe.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.