Kaskada e Drinit/ Prurjet 2900 m3/s, prodhimi vijon me kapacitet të plotë

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike po vijon të monitorojë nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.

Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin, bën të ditur KESH, janë 2900 m3/s dhe shkarkimet janë sa 38% e prurjeve, konkretisht 400 m3/s nga prodhimi i energjisë dhe 700 m3/s nga shkarkimi i portës në HEC Vau i Dejës.

“Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqenit të Fierzës llogaritet 287.08 m, i Komanit 172.98 m dhe i Vaut të Dejës 75.55 m”, informoi KESH.

Prodhimi, bën të ditur KESH, vijon të jetë me kapacitet të plotë në HEC-in e Komanit dhe HEC-in e Vaut të Dejës duke përmbushur plotësisht kërkesën e OSHEE për furnizim me energji elektrike. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.