U hapën 70 km kanale/ Zona Luz i Vogël-Synej në Kavajë, rregullisht e përmbytur për dy dekada, sot ka pamje tjetër

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Zona Luz i Vogël / Synej në Bashkinë Kavajë, rregullisht e përmbytur për dy dekada e më shumë çdo dimër, sot është kështu, pavarësisht rreshjeve intensive që në kohë të tjera do ta kishin mbuluar me ujë – sepse vitet e fundit janë hapur 70km kanale, të cilat deri dje ishin bllokuar nga plehrat e njëzetë e kusur viteve.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama duke sjellë pamje nga fushat e kësaj zone dhe kanalet kulluese që kanë mundësuar mospërmbytjen e tokave.

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë krijuar probleme minimale edhe në zona më par♪7 problematike falë pastrimit dhe sistemimit të kanaleve kulluese. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.