Tragjedia e 9 Janarit/ Meta: Lutjet e mia janë sot për familjarët e viktimave të pafajshme

TIRANË, 9 janar/ATSH- A. Fortuzi/- Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot tragjedinë e 9 janarit, ku në ujërat e detit Jon në tentativë për të kaluar në Itali humbën jetën 28 persona.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë sot për familjarët e viktimave të pafajshme të tragjedisë së 9 janarit 2004, të cilët humbën jetën në përpjekje për të gjetur një të ardhme më të mirë”, tha Meta.

“Të bëjmë gjithçka për të mos lejuar më të tilla tragjedi, që të përsëriten, duke u krijuar të gjitha mundësitë, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë në Atdheun e tyre!”,- u shpreh Meta.

Në 9 janar 2004 në orët e mbrëmjes, gomonia që u nis nga Vlora për shkak të një stuhie detare nuk arriti në destinacion dhe 18 burra e tre gra u gjenden të pajetë mëngjesin e 10 janarit nga një helikopter i NATO-s së i ushtrisë italiane. 7 rezultojnë të zhdukur. Njëmbëdhjetë të tjerët mundën të shpëtonin, mes tyre edhe skafistët. /a.a/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.