Situata në lumin Vjosë më e qetë/ Klosi: Lajm i mirë, punonjësit në terren

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Në urën e Mifolit në Novoselë të Vlorës situata është përmirësuar dhe gjendja e lumit Vjosa paraqitet më e qetë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, publikoi sot pamje nga situata në Novoselë, pas reshjeve të shiut ditët e fundit.

“Gjendja e Lumit Vjosa sot në mëngjes paraqitet e qetë. Lajm i mirë i qetësimit të situatës në Urën e Mifolit, e cila po vjen duke u përmirësuar, megjithatë punonjësit tanë vijojnë të jenë në gadishmëri”, – tha Klosi.

Gjatë ditës së sotme në Vjosë ka ulje të ndjeshme të prurjeve te ura e Mifolit, ku niveli i ujit ka rënë rreth 50 cm gjatë natës dhe paradites së sotme. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.