Rama ndan videon informuese: Hapat e thjeshtë që duhet të ndjekë një fermer për të aplikuar online për naftë falas

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Fermerët mund të aplikojnë online në shërbimin e ri në e-Albania për të përfituar naftë falas pa akcizë, pa taksë qarkullimi dhe pa taksë karboni për punimet e mekanizuara.

Kryeministri Rama ndau sot një video informuese e cila i njeh fermerët me hapat e thjeshtë të aplikimit.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë për fermerët që pas skemës së re mbështetëse për bujqësinë mund të aplikojnë online në shërbimin e ri në e-Albania për të përfituar naftë falas, ju uroj fundjavë të mbarë”, tha Rama.

Rama ftoi fermerët nga çdo cep i Shqipërisë të klikojnë në në https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

“0 Akcizë; 0 Taksë Qarkullimi; 0 Taksë karboni”m tha Rama duke shtuar se “aplikimet nga data 15 janar- 25 shkurt 2021”.

Pas lançimit të skemës së re mbështetëse për karburantin në bujqësi, e-Albania lehtësoi sërish procedurat për aplikimin e fermerëve. Jo më ecejake nëpër institucione.

Përfitues potencial janë vetëm fermerët e regjistruar me numër NIPT/NUIS aktiv për aktivitete bujqësore që kanë në përdorim ose në pronësi tokë bujqësore, që punojnë tokën dhe i shërbejnë kulturave bujqësore me mjete të mekanizuara.

Pasi plotësojnë formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi parcelat bujqësore dhe kulturat e mbjella apo që do të mbillen gjatë vitit 2021 ata klikojnë butonin dërgo dhe kërkesa dërgohet për procesim te punonjësit e MBZHR. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.