TIRANË, 9 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht deputet i qarkut të Elbasanit tha sot se “si pasojë e reshjeve të dendura të orëve të fundit prurjet e lumit Shkumbin, janë tepër të larta si rrallë herë”.
Duke folur për situatën e krijuar nga moti i keq ditët e fundit, Balla tha se “ekipi i emergjencave civile është në terren për ndjekjen e situatës së krijuar nga reshjet”.
Ai theksoi se “janë monitoruar gjatë natës prurjet e Shkumbinit, të cilat janë tepër të larta si rrallë herë”.
“Teksa po agon, e mbrëmshmja ishte një natë me reshje tejet të dendura. Janë monitoruar gjatë natës prurjet e Shkumbinit, të cilat janë tepër të larta si rrallë herë. Ekipi i emergjencave civile është në terren për ndjekjen e situatës”, tha ai.
Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka përfshirë gjithë territorin e vendit gjatë ditëve të fundit ka krijuar probleme, ndërsa situata po monitorohet në vijimësi.
/m.m/