TIRANË, 9 janar /ATSH/ Qeveria ka ndërmarrë skema të punësimit për ata punonjës që janë prekur në punën e tyre për shkak të pandemisë.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë takimit në Drejtorinë Rajonale të Punësimit dhe Aftësimit në Vlorë me përfaqësues edhe të bizneseve diskutoi mbi ecurinë e këtyre programeve dhe mënyrat e aplikimit.
“Me Fatmën diskutuam mbi procesin e aplikimit të bizneseve që ajo asiston, në Programet e Nxitjes së Punësimit”- shprehet Denaj.
Denaj tha se, tri biznese kanë punësuar pesë persona përmes programeve në Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, nga të cilët katër prej tyre kanë rifituar një vend pune pas largimit për shkak të pandemisë COVID-19.
Ministrja theksoi se, çdo biznes i interesuar mund të aplikojë përmes portalit e-albania.
Aplikim për regjistrim në programet e nxitjes së punësimit” është një shërbim elektronik i cili u mundëson subjekteve të aplikojnë online për t’u regjistruar në programet e nxitjes së punësimit.
Tipologjitë e programeve të nxitjes së punësimit që mund të aplikohet janë: Aplikim për programet e nxitjes së punësimit nëpërmjet punësimit të personave të dalë të papunë si pasojë e Covid-19 dhe aplikim për programet e nxitjes së punësimit nëpërmjet punësimit, formimit në punë dhe praktikave profesionale