Kryemadhi: Ekonomia në krizë, ndihmat e qeverisë inekzistente

TIRANË, 9 janar /ATSH – I. Vata/-“Ekonomia në krizë, ndihmat e qeverisë inekzistente”, tha sot,

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shprehet se “mundësitë për t’u punësuar janë shumë të vogla, për të mos thënë që janë kthyer në minus, për shkak sepse bizneset për shkak të pandemisë dhe shumë gjërave të tjera janë mbyllur dhe hapësirat janë shumë të vogla”

Gjatë një takimi, Kryemadhi tha se “ndërkohë nga ana tjetër edhe pse pandemia, edhe pse lockdowni që bëri qeveria pa asnjë lloj kriteri, efekti i ndihmës shtetërore dhe paketat ndihmëse ekonomike kanë qenë inekzistente, pra që njerëzit nuk e kanë ndjerë atë. Kështu që në çdo qelizë të familjes shqiptare ka jo vetëm dëm ekonomik, por edhe depresion social”.

Kryemadhi shtoi se “do kthejmë në vend shqiptarët e ikur jashtë dhe ligjin e Arsimit të Lartë duhet ta shkruajnë dhe ta vendosin vetë universitetet publike”.

“Ligjin duhet ta shkruajnë dhe ta vendosin vetë universitetet publike, në bashkëpunim me ato private, por publiket janë lokomotiva. Shumë shpejt jemi gati të mbyllim një marrëveshje le ta quajmë, midis strukturave tona, por edhe për vetë LSI-në është e panegociueshme si pikë ligji i Arsimit të Lartë. Ne duam ta depolitizojmë. Politika duhet t’i shërbejë, duhet të jetë një urë kalimi e universiteteve tona drejt një standardizimi dhe konsolidimi, apo edhe rritjes së autoritetit të universiteteve”, tha ajo.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.