Arteria e Gjanicës, një qamet deri para 7 vjetësh, kjo sot një punë e mirë që duhet bitisur edhe më mirë

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot foto të lumit të Gjanicës në Fier të para disa vitesh dhe sot, ku duket përmbytja që ky lum shkaktonte nga moti i keq e ku sot situata duket normale.

“Arteria e Gjanicës në zemrën e Fierit nën të njëjtën sasi reshjesh, në të djeshmen e para ca vitesh dhe sot paradite, duket mu si Shqipëria dje e sot; ajo dje një qamet deri para 7 vjetësh, që shumëkush e ka harruar, kjo sot një punë e mirë që duhet bitisur edhe më mirë! E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund asnjëherë”, shprehet Rama.

Investimet e kryera gjatë viteve të fundit nga qeveria në infrastrukturën kulluese e mbrojtëse ka bërë që situata në qarqet e vendit të jetë në kushte normale, duke kufizuar ndjeshëm pasojat e reshjeve të dendura gjatë ditëve të fundit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.