Kursi i përgatitësit atletik/ Luca Laurenti: Thelbësore të investohet për trajnerin e përgatitjes atletike

TIRANË, 8 janar/ATSH-A. Fortuzi/ Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur në fillim të muajit dhjetor kursin e përgatitësit atletik.

Drejtuesi i këtij kursi është përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luigi Febbrari, i cili ka bërë bashkë disa nga lektorët më të mirë në Itali dhe po u ofron pjesëmarrësve një mundësi të shkëlqyer për t’u kualifikuar profesionalisht përmes një kursi që do të ofrojë të gjithë eksperiencën më të mirë bashkëkohore.

Pjesë e ekipit udhëheqës të këtij kursi është edhe Luca Laurenti, zv.trajneri i përgatitjes atletike të Kombëtares shqiptare të futbollit. Duke folur për ecurinë e deritanishme të kursit, Laurenti shprehet i kënaqur për këtë nismë dhe angazhimin e pjesëmarrësve, ndërsa thekson se në ditët e sotme nuk mund të flasësh për sport apo futboll pa folur për rolin e përgatitësit atletik. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.