BARCELONË, 7 janar /ATSH-AA/ – Futbollisti argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, bëri paraqitjen e 500-të për klubin në Ligën e Parë të Spanjës (La Liga).
Messi në ndeshjen e javës së 17-të, shënoi golin e vetëm ndaj Huesca, ndeshje e cila ishte e 500-ta për të në ligë.
Barcelona fitoi 1-0 ndaj Huesca.
Me këtë ai arriti shumë afër rekordit të Xavi Hernandez i cili ka luajtur në 505 ndeshje për Barcelonën në La Liga.
Ndërkaq, rekordi për futbollistin që ka luajtur në më së shumti ndeshje të La Ligas është ish-portieri Andoni Zubizarreta i cili ka veshur fanellat e Athletic Bilbao, Barcelona dhe Valencia me 622 ndeshje.
Messi nën fanellën e Barcelonës në 17 sezone shënoi 451 gola dhe 185 asistime në ndeshjet e ligës. /os/