Viti shkollor/ Masa për një rifillim sa më të mbarë të procesit mësimor më 11 janar

TIRANË, 5 janar/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, zhvilloi sot një takim “online” mbi analizën e 3-mujorit të parë të këtij viti shkollor së bashku me drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Drejtorive Rajonale dhe Zyrave Arsimore Vendore.

Në këtë takim u diskutua rreth vështirësive dhe problematikave kryesore të hasura deri më tani me qëllim marrjen e masave për një rifillim sa më të mbarë të procesit mësimor më 11 janar.

Ministrja Kushi tha se gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të zbatimit të protokolleve shëndetësore, si dhe vijueshmërinë e realizimit sa më cilësor të programeve mësimore.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.