OBSH: COVID-19 dhe antibiotikët midis 10 problemeve shëndetësore të vitit 2021

GJENEVË, 5 janar /ATSH-ANSA/ – Sigurimi i qasjes së shpejtë në vaksinat COVID-19, madje edhe për vendet e varfra, ringjallja e luftës kundër baktereve rezistuese ndaj antibiotikëve dhe fushatat e vaksinimit kundër sëmundjeve infektive, pa harruar “armiqtë historikë”, siç janë HIV, malaria dhe hepatiti, janë disa nga problemet kryesore shëndetësore, që do të na shoqërojnë në vitin 2021, sipas OBSH-së.

“Viti 2020 ka qenë një vit shkatërrues për shëndetin global dhe pandemia kërcënon të ngadalësojë progresin e arritur në dy dekadat e fundit”, tha OBSH.

“Bashkimi i forcave për të parandaluar urgjencat e reja shëndetësore është në krye të objektivave të listuara dhe, gjithashtu, përfshin krijimin e një Bio Bank, një sistem i rënë dakord globalisht për ndarjen e mostrave të patogjenëve”, shtoi organizata.

Sipas OBSH, një përparësi kryesore në 2021 do të jetë padyshim vazhdimi i punës për të fituar qasje të barabartë në vaksinat, testet dhe ilaçet antiCOVID-19 dhe për të siguruar që sistemet shëndetësore të janë mjaft të forta për t’i siguruar ato.

Gjithashtu, në 2021 do të duhet të vazhdojë luftën kundër sëmundjeve infektive, e ngadalësuar për shkak të pandemisë.

Një çështje tjetër qendrore mbeten sëmundjet jongjitëse: nga Alzhiemer te tumoret, ato përfaqësojnë shtatë nga 10 shkaqet kryesore të vdekjeve, përveç përkeqësimit të infeksionit Sars-Cov-2./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.